Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë bashkë me SHBA-të në luftën për liri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA.Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ai sulm ka prekur të gjithë dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.Postimi i plotë:Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit. Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn.
Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.









































