Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci e kane vizituar minierën e Trepçës, ku së bashku me udhëheqësit kanë shkuar 800 metra nën tokë.
Veseli nga atje tha se deri në fund të javës tjetër do të finalizohet Ligji për Trepçën, i cili nuk e lejon likuidimin e gjigantit ekonomik.
“Ligji do të finalizohet brenda javës tjetër, do ta dërgojmë në Qeveri dhe pastaj do ta qesim për votim në Kuvend. Unë besoj se shumica e deputetëve do të votojnë pro këtij ligji”, tha Veseli.
Nëse deri më 2 nëntor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.
Deri te ky vendim që e rrezikon Trepçën ka ardhë pas mosfunksionalizimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, procedurave të prokurimit, dhe pasi që AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit.
Qeveria e Kuvendi i kanë edhe rreth një muaj për ta ndryshuar statusin e Trepçës, përmes një ligji të veçantë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa, gjatë seancës të së enjtes ka thënë se Ligji për Trepçën është përgatitë dhe se ky gjigant nuk do të rrezikohet nga likuidimi.
Mustafa tha se brenda javës ose në një afat prej 10 ditësh Ligji do të shkojë në Kuvend.
Ai premtoi se Trepça nuk do të shkojë në likuidim dhe se Ligji do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor.
Ndërsa Veseli e Stavileci gjithashtu kanë njoftuar edhe për iniciativën përmes të cilës do të përfitojnë punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e Trepçës në jug se do ta kenë nga një pagë ekstra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë