Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë sot me një nismë të re, të cilës tha se do t’i shkohet deri në fund, për ta pastruar emrin e vërtetë të UÇK-së nga veteranët mashtrues.
Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.
“Andaj, Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin. Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë – për t’i ndjekur penalisht mashtruesit”, tha Veseli në një konferencë për media në PDK.
Krahas Komisionit hetimor, ai tha se do të iniciojë edhe ndryshimet e duhura në Ligjin aktual për Veteranët e Luftës së UÇK-së, me praktikat më të mira të integrimit të tyre në kontributin e angazhimit zhvillimor.
Fjalimi i plotë i Kadri Veselit:
Përshëndetje të gjithëve!
Partia Demokratike e Kosovës është në fazën e zhvillimit të vizionit për dekadën e dytë të shtetësisë sonë – që vendit do t’ia sjellë transformimin e madh dhe qytetarëve shansin për më shumë të drejta dhe përgjegjësi.
Dekada e Re është platformë për një shtet të fuqishëm ekonomik dhe ligjor.
Për një vend të sigurt.
Për një jetë më të mirë.
Vizioni i njerëzve të ndershëm është prioritet që Kosova e kërkon dhe do ta arrijë.
Adresimi në rrugë institucionale i disa çështjeve nga e kaluara, që janë shqetësime publike, është pjesë e përkushtimit tonë nacional – për t’u dhënë shtytje sfidave të së sotmes dhe të së ardhmes.
Askush s’ka të drejtë që fokusin e gjeneratës së epokës digjitale ta çorientojë me kauza të paqena.
Si shoqëri demokratike dhe si shtet ligjor, duhet të tregojmë se mund ta adresojmë çdo shqetësim publik, se mund t’i japim përgjigje çdo sfide që na vihet përballë, dhe se drejtësia e ligji barabar do të jenë mbi të gjithë.
Kur para tre vjetësh nisa iniciativën për dëbimin e uzurpatorëve nga pronat publike, ju kujtohet, në opinion pat dyshime nëse një gjë e tillë vërtet do të mund të ndodhte pas 15 vjetësh uzurpimi.
Ndodhi, dhe ata u larguan. Sundimit të ligjit iu bindën të gjithë dhe panë se drejtësia ishte e barabartë për të gjithë.
Njësoj do të ndodhë edhe me disa iniciativa që PDK do të ndërmarrë në vazhdim, të cilave, ju siguroj, do t’u shkohet deri në fund.
Qytetarët do t’i shohin rezultatet konkrete.
I tërë qëllimi im është i qartë: shqetësimet publike do të adresohen dhe do të zgjidhen një për një.
Javë më parë, unë kam marrë iniciativën për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Kjo iniciativë, tashmë në Kuvendin e Kosovës, nga të gjitha grupet parlamentare, ka marrë drejtimin e duhur.
Ky Tribunal është i pashmangshëm dhe do të ndodhë.
Javën që vjen, PDK do të nisë një tjetër iniciativë legjitime, në vazhdën e adresimeve të shqetësimeve publike: statuset e veteranëve të luftës, për të cilat ka dyshime se janë ndarë pa merita.
Shumica e komandantëve të luftës kanë folur dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre serioze për këtë çështje.
Sot jam këtu për ta ruajtur emrin dhe reputacionin e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njollosja e emrit të UÇK-së, e luftëtarëve të lirisë, shpesh për shkak të disave që synojnë përfitimet personale, na ka lënduar të gjithëve.
Jo rrallë, janë fyer luftëtarët e lirisë.
Për ne, qoftë abuzimi me statusin e luftëtarit të lirisë, qoftë fyerja, janë të rënda dhe zor të pranueshme.
Zemërimi im, që buron nga përfshirja e mashtruesve në listat e veteranëve, të cilat janë bërë nga disa komandantë abuzues, është arsyeja pse më shtyn të flas dhe të veproj.
Duhet ta pranojmë faktin se jo pak njerëz në nivele të larta, edhe nga ish UÇK-ja, për shumë vjet, kanë abuzuar dhe po abuzojnë me fuqinë e tyre.
Kjo duhet të marrë fund.
Këta njerëz kanë dëmtuar më së shumti reputacionin e UÇK-së, kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë se luftëtarët e vërtetë të UÇK-së kanë bërë atë që kanë bërë – me qëllim për të përfituar.
Kjo nuk është e vërtetë!
Është po aq e rreme sa edhe ata mijëra mashtrues që paraqiten si veteranë.
Si një prej themeluesve të UÇK-së, unë nuk mund të rri indiferent karshi mashtrimeve që ndodhin në emrin e UÇK-së.
Prandaj, përmes Grupit Parlamentar të PDK-së, javën e ardhshme unë do ta inicioj krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do të hetojë dyshimet për mashtrimet në listat e veteranëve.
Komisioni i vjetër qeveritar, si dhe i riu, do të ftohen nga ky Komision Hetimor Parlamentar.
Do të kërkohet të dorëzohen listat e veteranëve, të dhënat e pranimit ose refuzimit të deritashëm të kërkesave për statusin e veteranit, kriteret e përzgjedhjes, si dhe numri i ushtarëve dhe komandantëve në njësi dhe zona operative.
Do të kërkohet ballafaqim me fakte, dëshmi të mbledhura dhe individë, në të njëjtat njësi, ashtu si dhe ballafaqim i listave tradicionale të veteranëve nga OVL të UÇK-së dhe çfarëdolloj fryrje më pas.
Me këtë iniciativë, do të ruhet nderi dhe reputacioni i UÇK-së dhe ushtarëve të saj.
Ky Komision, me punën e tij, do të sigurojë që Buxheti i Republikës së Kosovës nuk do të dëmtohet me dhjetëra miliona euro.
Këto janë para të qytetarëve të Kosovës, të cilat nuk duhet të shpenzohen për mashtrues.
Mos ta harrojmë edhe një fakt të dhimbshëm për luftëtarët veteranë.
Nëse vazhdon dhe pranohet ky trend mashtrues, dëmi më i madh do t’u bëhet vetë veteranëve te UÇK-së. Sepse, me Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës, parashihet që shuma financiare për mbështetjen e veteranëve asnjëherë të mos e tejkalojë mbi 0.7% të BPV.
Aktualisht, është tejkaluar për afër 35 milionë euro.
Në shifrat e përfitimeve financiare, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, nëse listat vazhdojnë të fryhen nga mashtruesit, atëherë për çdo veteran ulen beneficionet për rreth 40% e të ardhurave aktuale.
E nëse trendi i mashtrimit vazhdon më tutje, me këtë rritje artificiale mund të kolapsojnë ose veteranët, për shkak të ndalesave të detyruara nga barra buxhetore e papërballueshme, ose mund të kolapsojë financiarisht shteti i Kosovës.
Në listën e mashtrimeve, ka dyshime se ka njerëz që kanë dorëzuar armët në policinë serbe, ose edhe kanë qenë policë lokalë në vitet ‘90, sot, me mashtrime, gëzojnë statusin e veteranit.
Andaj, Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin.
Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë – për t’i ndjekur penalisht mashtruesit.
Krahas Komisionit, do të iniciojmë edhe ndryshimet e duhura në Ligjin aktual për Veteranët e Luftës së UÇK-së, me praktikat më të mira të integrimit të tyre në kontributin e angazhimit zhvillimor.
Do të specifikohen dhe theksohen të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë e veteranit të luftës s UÇK-së.
Po ashtu, do ta promovojmë edhe Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, për t’ua dhënë luftëtarëve të UÇK-së respektin institucional që duhet ta kenë.
Në këtë mënyrë, vlerat e veteranit do të mbrohen më mirë.
Skema e beneficioneve për veteranë nuk guxon t’i shndërrojë luftëtarët e lirisë në skema sociale.
Thërras bashkëluftëtarët mos ta pranojnë këtë.
Të kërkojnë më shumë. Sepse, mund të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, e jo të konsiderohen barrë e saj.
Nuk ka asnjë arsye që veteranët që mund të punojnë, të mos e bëjnë këtë.
Ne duhet t’u sigurojmë atyre mjetet dhe mundësitë, në vend që thjesht t’ju japim vetëm përfitime sociale dhe t’i shmangim nga kontributi për shtet të zhvilluar dhe ligjor.
Këtë iniciativë po e ndërmarr për nder të atyre që kanë rënë dhe për dinjitetin dhe respektin e shokëve që kanë rrezikuar jetën e tyre gjatë luftës në Kosovë, bashkëluftëtarëve të mi, veteranëve të UÇK-së.
Askush nuk mund të mashtrojë lidhur me gjërat që i kemi bërë dhe gjërat që i kemi kaluar.
Po ashtu, këtë iniciativë po e ndërmarr edhe për qytetarët e Kosovës, që me ndershmëri mbushin Buxhetin e Kosovës me kontributet e tyre.
Fëmijëve dhe të ardhmes së Kosovës.
Pres mbështetjen e të gjithëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-380x233.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe