LAJMI I FUNDIT:

Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM

Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM

Ish-zyrtari i inteligjencës Zoran Verushevski, i cili sot u thirr si dëshmitarë për rastin “Shënjestra-Fortesa” deklaroi se informacionet e para për bisedat e përgjuara i ka marrë në vitin 2010 kur ka punuar si përgjegjës për politikat e sigurisë në LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme gjyqësore, Verushevski tha se të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me bisedat e përgjuara kanë përfunduar në partinë politike dhe se të gjithë dokumentacionin e ka lideri i partisë.

“Dokumentacioni tërë kohën është në parti dhe me atë udhëheq lideri i partisë”, tha Verushevski, duke shtuar se asnjë informacion nuk e ka shfrytëzuar për interesa personale, dhe as që i ka shkuar dikujt në mendje ajo.


Ai konfirmoi se njihet edhe zyrtarët tjerë të inteligjencës Gjorgji Lazarevski dhe Svonko Kosotvski. Lazarevski, siç tha ai, ishte njëri prej atyre të cilët ka dorëzuar dokumentacionet në parti. Ai tha se Lazarevski ka dorëtzuar dokumentacione në parti edhe para se ai të punonte si përgjegjës për politikat e sigurisë në LSD.

“Unë kur erdha në parti në vitin 2010 vazhdova të komunikoj me Lazarevskin si përgjegjës për politika të sigurisë të LSDM-së”,tha Verushevski.

Seanca e radhës për rastin e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” është caktuar për më 10 tetor./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori