LAJMI I FUNDIT:

Verstappen mund të mbrojë titullin në Formula 1 të dielën në mëngjes, por jo gjithçka është në duart e tij

Verstappen mund të mbrojë titullin në Formula 1 të dielën në mëngjes, por jo gjithçka është në duart e tij

Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen, mund të mbrojë titullin e tij në Çmimin e Madh të Japonisë nesër (e diel) në mëngjes.

Holandezi i Red Bull do të startojë nga pozicioni i parë, ndërsa konkurrentët e tij të vetëm për titull janë Charles Leclerc (Ferrari) dhe shoku i skuadrës Sergio Perez, që startojnë nga pozitat dy dhe katër.

Janë në 11 mënyra në të cilat Verstappen mund të fitojë titullin në varësi të pozicioneve që Leclerc, Perez dhe ai mund të përfundojnë garën.


Në rast se Max fiton, ai ka nevojë që Leclerc të mos përfundojë i dyti, ndërsa pozicioni i Perez është i parëndësishëm në këtë skenar.

Nëse Max zë vendin e dytë pa xhiron më të shpejtë, duhet që Leclerc të jetë i pesti ose më poshtë, pa xhiron më të shpejtë dhe Perez i katërti ose më poshtë pa xhiron më të shpejtë.

Nëse Verstappen është i dyti me xhiron më të shpejtë, atëherë ai ka nevojë që Leclerc të jetë i pesti ose më poshtë dhe Perez të jetë i katërti ose më poshtë.

Verstappen mund të fitojë titullin me një vend të tretë, të katërt, të pestë apo edhe të gjashtë, por më pas rivalët e tij duhet të dështojnë në mënyrë të paprecedentë, gjë që është reale vetëm nëse përplasen ose heqin dorë për shkak të ndonjë prishje në makinë.

Çmimi i madh i Japonisë në qarkun legjendar Suzuka është planifikuar për nesër (e diel) në orën 7:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori