Shtetasve gjermanë me vendqëndrim në Britaninë e Madhe u duhet të presin me muaj për rinovimin e pasaportave të tyre. Ndërkohë, britanikët kërkojnë me këmbëngulje nënshtetësi gjermane.
Kur Till Bruckner kërkoi të rinovonte pasaportën, ai pati një surprizë jo të këndshme. Bruckner, i cili jeton në Londër, pas aplikimit në 27 korrik për rinovimin e pasaportës, mori përgjigje se Ambasada gjermane e priste më 3 nëntor.
Ambasada gjermane në Londër bën të ditur se nevojiten 4-6 javë që të printohet pasaporta.
“Duke llogaritur edhe kohën e dërgimit në Britaninë e Madhe, kjo do t’i kishte vënë pikëpyetje kalimit të Krishtlindjeve në Gjermani”, i tha Bruckner DW-së.
Shumë gjermanë të tjerë që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë pasur vonesa të ngjashme muajt e fundit. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane konfirmoi se koha mesatare e pritjes për një takim në Londër aktualisht është dy deri në tre muaj.
“Numri i kërkesave është shtuar dukshëm pas 23 qershorit 2016”, i tha zëdhënësja DW.
Pas votimit pro largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, numri i shtetasve britanikë që aplikuan për nënshtetësi të tjera evropiane u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme. Gjermania dhe Irlanda janë vendet nënshtetësinë e të cilave e dëshirojnë më shumë britanikët. Ambasada e Irlandës dhe zyra të saj morën 4.000 kërkesa për të marrë nënshtetësinë irlandeze – të hënën pas referendumit. Numri i zakonshëm i aplikuesve është 200 në ditë.
Ambasada britanike në Londër u tha reporterëve se javën e parë pas referendumit, pati 200 kërkesa në ditë për të marrë nënshtetësinë gjermane, një rritje dhjetëfishore e kuotës normale prej rreth 20 aplikimesh në ditë. Megjithëse vërshimi fillestar i aplikimeve ra, gjatë gjithë verës ka vazhduar një ritëm prej 100 kërkesash në ditë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane i thotë edhe DW se shtetasit gjermanë lajmërohen gjashtë muaj para skadimit të pasaportës që ta rinovojnë, dhe se aplikimet e shpejta janë të mundura në raste urgjente.
“Unë vendosa të aplikoj për nënshtetësi sepse nuk dëshiroj të ndodhem pezull politikisht në sajë të Brexit-it”, thotë Michael Brochberger, një britanik i martuar me një gjermane dhe që ka jetuar në Gjermani që prej vitit 2013.
Janë disa rrugë, përmes të cilave një britanik mund të kualifikohet për të marrë nënshtetësinë gjermane. Më e thjeshta është kur aplikuesi ka të paktë një prind gjerman. Alternativa është që të jetosh për një kohë të caktuar në mënyrë të vazhdueshme në Gjermani dhe të kalosh testin e gjuhës gjermane dhe të marrjes së nënshtetësisë, të ngjashëm me testin për marrjen e nënshtetësisë në Britaninë e Madhe.
Gjermania gjithashtu ofron nënshtetësi me procedurë të posaçme për pasardhësit e hebrenjve gjermanë, që u arratisën në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar persekutimit nazist. Ambasada e Gjermanisë në Londër ka pasur një numër të madh aplikimesh të tilla kohët e fundit.
“Gjyshja ime u arratis nga nazistët, por për fat të keq unë nuk isha në gjendje të tregoja dokumentacionin e nevojshëm”, i tha Sarah Leigh, një rezidence e Londrës Deutsche Welles.
Blochbergeri konstatoi se ai nuk kishte nevojë të kalonte tetë vjet qëndrimi në Gjermani që të merrte nënshtetësinë gjermane.
“Meqenëse jam i martuar prej dy vjetësh dhe kam tri vjet që jetoj këtu, unë kualifikohem për marrje të përshpejtuar të nënshtetësisë”, tha Blochbergeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd – mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd – pushteti po mundohet t’i frikësojë protestuesit

Zelensky: Po vazhdon operacioni në Kursk, trupat tona nuk janë të rrethuar nga rusët

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës