Veprimet dhe sanksionet e unifikuara, janë thelbësore për të mbajtur Putinin përgjegjës për luftën e vet
Jim O’Brien
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët dhe partnerët tanë vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës. Rishtazi në Kombet e Bashkuara, 143 shtete u bënë bashkë për të deklaruar diçka që tërë bota tashmë di: vendimi i Vladimir Putinit për ta pushtuar Ukrainën ishte agresion i paprovokuar dhe përpjekje për t’i rishkruar kufijtë me forcë, duke kërcënuar drejtpërdrejt ekzistencën e Ukrainës dhe duke sfiduar parimet e Kartës së OKB-së dhe stabilitetin global.
Mbrojtja jonë e parimeve thelbësore të së drejtës ndërkombëtare – duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial – kërkon unitet, veçanërisht pasi një gjë e tillë nuk vjen pa kosto. Çmimi i mosveprimit nga ana e aleatëve dhe miqve të Ukrainës, kostoja për komunitetet dhe vendet tona, do të ishte shumë më e madhe po të mos kishim ndërmarrë veprime të bashkuara për t’i prishur planet e Putinit. Mosveprimi nuk është opsion.
Kostoja e veprimeve të Putinit ka qenë shumë e madhe për Ukrainën, por edhe për ekonominë globale. Rusia në mënyrë efektive i bllokoi portet e Ukrainës në Detin e Zi, duke i rritur edhe më shumë çmimet globale – tashmë të larta të ushqimit. Ai ka treguar, gjithashtu, gatishmëri për ta përdorur si armë varësinë e të tjerëve nga energjia ruse.
Veprimet e ukrainasve guximtarë, që luftojnë për lirinë e vet, dhe veprimi ynë i bashkërenditur janë arsyeja se pse Rusia nuk ka arritur t’i realizojë qëllimet e veta në Ukrainë. Kemi mbështetur aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur përmes asistencës në fushën e sigurisë dhe ia kemi imponuar Rusisë koston përmes përpjekjeve strategjike, shumëpalëshe dhe të paprecedentë, për t’ia mohuar Putinit fondet, teknologjinë dhe pajisjet që i nevojiten për të mbështetur luftën e tij kundër Ukrainës.
Ekonomia e Rusisë po tkurret. Importet e mallrave po bien deri në 40 për qind dhe mungesa e komponentëve të huaja gjithnjë e më shumë po i dobëson sektorët kryesorë të industrisë dhe të punësimit të Rusisë. Për herë të parë në më shumë se një shekull, Rusia nuk arriti ta paguajë borxhin e saj në valutë të huaj, ndërsa vlerësimi i borxhit të Rusisë ka statusin më të dobët të mundshëm. Prodhimi industrial është në rënie dhe Kremlini me shpejtësi po humbet aftësinë për ta tejkaluar rënien historike të Rusisë me masa afatshkurtra.
Gjithashtu, sanksionet po e izolojnë Putinin nga ekonomia globale. Kremlini tani nuk mund të marrë hua në tregjet e borxhit publik. Pjesa më e madhe e rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë, janë të bllokuara. Gati një mijë kompani shumëkombëshe, përfshirë bankat, kanë zvogëluar ose pezulluar operacionet në Rusi. Më shumë se tre duzina vende u bashkuan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendosjen e kontrolleve të eksportit, për të goditur aftësinë e Rusisë për të përvetësuar teknologjinë jetike të nevojshme për ta nxitur luftën e agresionit të Putinit. Sanksionet dhe kontrollet e eksportit po i dobësojnë industritë në Rusi, duke e penguar vendin të marrë pjesë kyçe përbërëse, si çipat kompjuterikë. Për shembull, prodhimi i makinave ruse të pasagjerëve, nga viti në vit është ulur midis 80 dhe 90 për qind. Mungesa e qasjes në mallra të importuara dhe të gatshme, veçanërisht në teknologjitë e sofistikuara, ka shkaktuar pengesa që po dëmtojnë transportin dhe tregtinë ruse, por më e rëndësishmja, po pengojnë prodhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake.
Veprimet tona të qeverisë dhe të sektorit privat, këmbëngulja jonë për të kërkuar përgjegjësi për veprimet e Rusisë, me kalimin e kohës po ndikojnë në mënyrë reale në Rusi. Uniteti dhe vlerat tona të përbashkëta i vlejnë kostot e përpjekjeve tona të qëndrueshme.
(Autori është shef i Zyrës për Bashkërenditjen e Sanksioneve, Departamenti Amerikan i Shtetit)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025