Dita e hënë është cilësuar si historike për Kosovën, pasi shteti ynë ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.
Në një ceremoni solemne virtuale u firmos formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, transmeton Telegrafi.
Gjatë ceremonisë, gjithashtu u zbulua edhe pllaka e cila do të vendoset në hyrje të Ambasadës së re të Kosovës në Jerusalem.
Pas ceremonisë solemne që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stubulla, iu drejtuan qytetarëve përmes një konferencë për media.
Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.
“Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë ai.
Kurse, Haradinaj-Stublla tha se Kosova ka thyer zingjirin e fushatës agresive të Serbisë për çnjohjen e Kosovës.
“Me aktin e sotëm, Kosova e thyen po ashtu zingjirin e fushatës agresive të Serbisë, për çnjohjen e Kosovës dhe po krijojmë një terren e horizont të ri për njohjen universale, pra të gjithmbarshme të Republikës së Kosovës”, u shpreh Haradinaj-Stublla.
Që të dy, gjatë konferencës u zotuan që Kosova së shpejti do të fillojë me procedurat për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi tha se të dyja shtetet po bëjnë histori.
“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.
Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e kanë përshëndetur liderët kosovarë si dhe ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët:
Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë (LDK)
“Sot u ridëshmua se marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeostrategjike në Ballkan.Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli, do ta sjellë hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane. Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit”
Ramush Haradinaj (AAK)
“Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.
Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”.
Albin Kurti (LVV)
“Mirëpresim këtë lajm të mirë të ditës së sotme ku Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike.Ne shpresojmë se do të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”.
Enver Hoxhaj (PDK)
“Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”.
Sali Berisha (PD) Shqipëri
“Ditë historike për Kosovën dhe Kombin!
Ky është një akt i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar, dëshmi e një vullneti të dyanshëm për një të ardhme miqësore e të shkëlqyer midis dy vendeve dhe dy kombeve që kanë një trashëgimi të çmuar në marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj njëri tjetrit.
Në të njëjtën kohë ky akt është një goditje e rëndë për Beogradin dhe projektin e tij të serbomadhisë”
Reagimet nga ndërkombëtarët:
Richard Grenell, ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi:
“Një ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova nënshkruajnë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit, MelizaHaradinaj, IsraelMFA, Donald Trump dhe SecBlinken për angazhimin tuaj për ta bërë sot një ditë me të vërtetë historike”.
Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit:
“Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin zyrtar të marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”.
Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme
“Pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jeruzalem është i qartë: Në përputhje me rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të KB për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe delegacionin e BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”.
Lukas Mandl, eurodeputet austriak:
“Meqenëse ndjej miqësi midis Austrisë, Izraelit dhe Kosovës, ky hap do të thotë shumë për mua. Gjithashtu është një sinjal i qartë për ato shtete anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën”.
Reagimet serbe
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë:
“Kjo ka qenë e pritur tash gjashtë muaj më parë. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëjë një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”.
Ndryshe, vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve janë rezultat i marrëveshjeve të arritura në Uashington në shtator midis Kosovës, Serbisë dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë