LAJMI I FUNDIT:

Vendos goli i Dabiqajt, Drita triumfon në derbi ndaj Ballkanit

Vendos goli i Dabiqajt, Drita triumfon në derbi ndaj Ballkanit

Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin ndaj Ballkanit që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Këtë takim më mirë e nisën vendasit që patën dy mundësi të mira shënimi, fillimisht me Veton Tushën (5’) dhe pastaj me Blerim Krasniqin (8’) por nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Mysafirët në ndërkohë rastin e parë serioz në këtë sfidë e patën me Sunday Adetunjin i cili në minutën e 27-të lëshoi një mundësi ideale për gol.


Në pjesën e dytë Ballkani mori një goditje të rëndë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bernard Karricës duke u detyruar që të luajnë me një lojtar më pak në fushë deri në përfundim të ndeshjes.

Drita e shfrytëzoi mirë avantazhin numerik në fushë duke arritur që eventualisht të shënojnë golin që iu dha tri pikë.

‘Heroi’ i Dritës në këtë derbi ishte mesfushori Albert Dabiqaj i cili shënoi me kokë në minutën e 83-të për 1-0 pas asistimit të Egzon Bejtullait.

Pas javës gjashtë Drita tashmë shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban pozitën e gjashtë por me dy ndeshje më pak të luajtura., ndërsa Ballkani ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Javën e ardhshme Drita do të luajë në Klinë ndaj Dukagjinit ndërsa Ballkani do të jetë nikoqir i Ferizajt./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori