LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Serbisë për pranimin e targave RKS, Kurti: Vjen për të ulë presionin nga BE-ja e ShBA-ja pas parregullsive në zgjedhje

Vendimi i Serbisë për pranimin e targave RKS, Kurti: Vjen për të ulë presionin nga BE-ja e ShBA-ja pas parregullsive në zgjedhje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për vendimin e Serbisë për pranimin e targave të Kosovës, RKS.  

Kurti gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës për këtë vit ka thënë se ky vendim i Serbisë vjen për të ulur presionin nga Bashkimi Evropian (BE) e ShBA-ja, për zgjedhjet jo të rregullta e jo demokratike të cilat u zhvilluan në Serbi.

Sipas tij, para dy vitesh Serbia përdori çështjen e targave për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës.


Serbia tha se pranon targat RKS në territorin e saj, si komentohet kjo nga analistët në Kosovë?
Lexo po ashtu Serbia tha se pranon targat RKS në territorin e saj, si komentohet kjo nga analistët në Kosovë?

“Ndonëse i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar të dy shteteve, dua të theksoj se ky vendim po vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeçar të marrëveshjeve paraprake. Përdorimi dyvjeçar i çështjes së targave nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë dhe tash së fundi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë pas parregullsive në sistemin zgjedhor atje.

Pra, targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve Mig 29, të ngritur në qiell përmes kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetor të vitit të kaluar. Kurse në muajin në të cilën ndodhemi (dhjetor) po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE-ja, ShBA-ja, mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta, jo demokratike e për të mbuluar refuzimin zyrtarë të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra kryeministres së Serbisë, Brnabiq, drejtuar Këshillit Evropian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit po ashtu tha se: “Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë mbi parimin e reciprocitetit. Do të vazhdojmë të jemi parimor konstruktiv. Vendimin tonë të barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore do ta marrim sapo Policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj” . /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Lajme
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Lajme
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Lajme
Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Lajme
Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Kalo në kategori