LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi: Manastiri i Cetinjes në duart e shtetit – nuk ka tjetërsim

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi: Manastiri i Cetinjes në duart e shtetit – nuk ka tjetërsim

Qeveria e Malit të Zi ka urdhëruar Administratën për Kadastër dhe Pronë Shtetërore që të zbatojë vendimin e marrë në vitin 2005 pa vonesë dhe Manastiri i Cetinjes të futet në listën e pasurive të paluajtshme shtetërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qeveria e Malit të Zi mori një vendim të tillë një ditë para seancës së Asamblesë së Kryeqytetit të Cetinjes, në të cilën është planifikuar të diskutohet nisma e qytetarëve për “kthimin e manastirit në duart e Kishës Ortodokse Malazeze”.

Kështu, Administrata për Kadastër dhe Pronën Shtetërore ka vepruar tashmë sipas vendimit të Qeverisë dhe ka regjistruar ndalimin e tjetërsimit në të gjitha ndërtesat dhe parcelat e përdorura nga manastiri.


Ndryshe, bëhet fjalë për manastirin në të cilin, në një situatë të tensionuar, është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Paraprakisht, më 4 dhe 5 shtator protestuesit kishin kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjes.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Serbia
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori