Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që t’ia japë në pronësi Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë të ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” ka nxitur reagime të shumta.
Komuna e Deçanit po konsideron se ajo tokë është pronë shoqërore që duhet t’i takojë komunës dhe qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanja, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i padrejtë dhe i ndikuar politikisht.
Selmanaj ka thënë për Telegrafin se në vazhdimësi është në koordimin edhe me paritë e tjera për të shikuar se me cilat metoda do të kundërshtojë këtë vendim të Kushtetueses.
“Përveç protestave, format tjera mbetet të shihen. Jam në koordinim edhe me partitë tjera dhe varësisht prej rrethanave ne do të shohim se cilat metoda do t’i zgjedhim për të bërë kundërshtimin”, ka thënë Selmanaj, duke treguar se njëra nga këto metoda do të jetë përmes rrugës ligjore.
Ai ka treguar se do të parashtrojnë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese pavarësisht vendimit që ka marrë
“Sot më konfirmoi edhe avokati se ekziston ende rruga ligjore përmes së cilës mund të kundërshtojmë, sepse ka shkelje në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne fillimisht do të ankohemi në të njëjtën gjykatë që ka marrë këtë vendim”, u shpreh Selmanaj.
I pyetur se sa janë pritshmëritë që pas bërjes së ankesës, Gjykata do të mund të ndryshojë vendimin, Selmanaj tha se “nëse ka ligj në këtë vend dhe respektohet, shpresoj që gjykata do ta ndryshojë vendimin, paraprakisht gjykata nuk është dashur ta marrë këtë vendim”.
Edhe analistët dhe njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se me vendimin e tillë, Gjykata Kushtetuese i ka bërë padrejtësi Komunës së Deçanit, rajonit të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.
Analisti, Arben Qirezi ka thënë për Telegrafin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.
“Manastirit i është dhënë toka dy herë, në kohën e mbretërisë së Jugosllavisë dhe në kohën e Millosheviqit në kuadër të politikë së ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë kur kjo pjesë e Kosovës është promovuar si pronë kishtare. Gjykata Kushtetuese e ka përligjur këtë koncept feudal përmes të cilit qytetarët e Deçanit dhe ekonomia e tij po mbahen peng afër 20 vjet”, ka thënë Qirezi, për Telegrafin.
E, sa i përket asaj se sa do të mund të nxisë trazira ndëretnike ky vendim i Kushtetueses, Qirezi ka thënë se kisha si objekt nuk bënë të jetë cak i frustrimit të qytetarëve, por se ata me plotë të drejtë mund ta kundërshtojnë këtë vendim.
“Natyrisht se kjo politikë e pengmarrjes së Kosovës mund të nxisë mosdurim dhe trazira ndëretnike, jo vetëm me rastin e këtij vendimi skandaloz, por edhe në aspektin e gjithëmbarshëm të politikës së gabuar të thellimit të ndarjeve në emër të multietnicitetit, pjesë përbërëse e të cilit është edhe ky vendim i Kushtetueses”, u shpreh Qirezi.
Njësoj mendon edhe analisti Imer Mushkolaj i cili i ka thënë Telegrafit se ky vendim do të shkaktojë reagime të ashpra.
“Një vendim i tillë do të shkaktojë reagime edhe më të ashpra dhe deçanasit nuk do të pajtohen me të asnjëherë. Vendimi do t’i përkeqësojë edhe më shumë marrëdhëniet ndëretnike. Gjykata Kushtetuese është dashur të tregohet shumë më e kujdesshme në marrjen e vendimit, sepse kemi të bëjmë me pronën private të njerëzve”, ka thënë Mushkolaj, për Telegrafin.
E mendim tjetër rreth mundësisë për trazira ndëretnike ka kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj i cili ka thënë se kjo nuk mund të nxisë trazira ndëretnike sepse sipas tij kjo pakënaqësi nuk shkon në atë drejtim.
Qytetarët e Deçanit do të protestojnë të enjten në ora 12:00 për të kundërshtuar vendimin e Kushtetueses në favor të Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova