LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja për ‘miqtë’ e vegjël

Vëmendja për ‘miqtë’ e vegjël

Ndjeshmëria ndaj kafshëve shtëpiake sa vjen dhe rritet. Në shumë shtëpi dhe banesa nuk kursehen shpenzimet e zotërinjve ndaj kafshëve të tyre të dashura. Ato duket se janë shndërruar në familjarë me të drejta të plota.

Të mbash një qen apo një mace, nuk do të thotë t’i hedhësh ushqim vetëm atëherë kur leh, apo mjaullin. Mbajtja e kafshëve shtëpiake, tashmë është një koncept i ri, ai i përkujdesjes ndaj tyre

Ndjeshmëria ndaj kafshëve shtëpiake sa vjen dhe rritet. Në shumë shtëpi dhe banesa nuk kursehen shpenzimet e zotërinjve ndaj kafshëve të tyre të dashura. Ato duket se janë shndërruar në familjarë me të drejta të plota. Të kesh një mace ose qen për shoqëri, nuk është vetëm një kapriçio fëmijësh, por një dëshirë e të gjitha moshave.

Disa preferojnë qentë, si më besnikë dhe si lajmëtarë të përpiktë rreziku, të tjerë, kryesisht femrat, janë të dhënë pas maceve dhe racave të vogla qensh. Kujdesi është i përditshëm, si për këdo në familje.


Secila nga kafshët ka nevojë për vëmendjen përkatëse, për ushqim të shëndetshëm, ushtrimet e duhura fizike për të mos humbur instinktin kafshëror që e karakterizon.

Këtij të fundit i ngjasojnë ekzemplarët e qenve të racës së pastër, dhe jo të përzier, një ndër këto raca është edhe i ashtuquajturi qen kufiri. Ngjashmëri të dukshme me ujkun kanë edhe qentë e racës haski, që është një lloj qeni shtëpiak, jo shumë i përhapur në familjet shqiptare. Tiparet më të përafërta të qenit me ujkun janë forma e zgjatur e nofullave, dhëmbët e qenit të gjatë dhe të mprehtë, shputat me thonj ose kthetra të mprehta.

Qeni është një kafshë me shkathtësi dhe fleksibilitet trupor të admirueshëm, ka një kuptueshmëri në evoluim ndaj komunikimeve të ndryshme që i vijnë nga i zoti. Sipas informacionit shkencor që morëm pranë një klinike veterinare, qeni ka kapacitet më të zhvilluar nxënieje se sa ç’do kafshë tjetër.

Macja është, gjithashtu, një gjitar mishngrënës në masë të vogël trupore, rrjedh nga familja e felinëve. Vendi nga e ka origjinën macja është Egjipti dhe Mesopotamia. Në këto vende, kjo kafshë cilësohej si e shenjtë, dhe jo rrallë, macet mumifikoheshin dhe mbështilleshin nëpër sarkofagët e familjeve më të pasura të Egjiptit ose të Mesopotamisë.

Në një studim të kohëve të fundit, botuar në revistën prestigjioze “Science”, thuhet se vetë njeriu ka favorizuar përhapjen dhe masivitetin e kësaj specieje feline, duke e marrë atë me vete në udhëtimet e tij. Edhe pse është një kulturë e re, përsëri, ata persona, të cilët mbajnë kafshë në shtëpi dinë t’i trajtojnë.

Që të mbash një kafshë shtëpiake, duhet të jesh edhe në gjendje të mirë ekonomike, në mënyrë që edhe kafshën ta trajtosh ashtu siç duhet.

Pekinezi, raca më e shitur, sepse… ha pak

E thjeshtë fare! Sepse pekinezët janë më të lirë për t’u mbajtur se të gjithë qentë e tjerë. Janë të vegjël, hanë pak, nuk kanë nevojë për shumë shampon qensh për t’u larë dhe zënë pak vend në banesat relativisht të ngushta.

Mace persiane apo siameze? Kë të marr?

Janë të dyja shumë të veçanta. E para ka një trup krejtësisht të mbuluar nga një qime e gjatë dhe e butë, ndërsa e dyta karakterizohet nga qimja e shkurtër dhe sytë shprehës. Por, një rivale e denjë për to është edhe macja e përzier, të cilën shqiptarët e preferojnë më shumë për shkathtësinë dhe lojërat e shumta që bën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Kalo në kategori