LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi shënon fitore bindëse ndaj PC Prizreni

Vëllaznimi shënon fitore bindëse ndaj PC Prizreni

Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë sonte ka qenë nikoqire e përballjes në mes të Vëllaznimi dhe Pronto Cable Prizreni, ndeshje në të cilën skuadra nga Gjakova ka shënuar fitore me rezultat 111:86, ku përmes kësaj fitoreje skuadra e Vëllaznimit e ka vazhduar formën e lartë, ku në 8 ndeshjet e fundit ka shënuar 7 fitore.

Skuadra e drejtuar nga Jeronimo Sarin, e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund, ku në një moment ka arritur që të krijojë edhe epërsi prej 36 pikëve (97-61).

Më efikasët në këtë ndeshje për skuadrën nga Gjakova ishin Antwan Walker i cili shënoi 22 pikë, bëri 8 kërcimi e dha një asistim, i pasuar nga Trey Anderson i cili po ashtu shënoi 22 pikë, bëri 6 kërcime e dha një asistim.


Ndërsa 23 pikët e shënuara nga Tervell Beck, i cili po ashtu bëri edhe 5 kërcime, e 4 asistime, ishin të pamjaftueshme që PC Prizreni të synonte diçka më shumë në këtë ndeshje.

Falë efikasitetit të lartë të basketbollistëve të Vëllaznimit, skuadra nga Gjakova me këtë fitore prej 111 pikëve, është bërë skuadra që ka shënuar më së shumti pikë në një ndeshje të vetme, deri në këtë pikë të stinorit 2024/2025 në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Pas kësaj fitoreje Vëllaznimi ka një bilanc prej 10 fitoreve e 8 humbjeve, ndërsa PC Prizreni pas 18 xhirove ka 4 fitore e 14 humbje.

Ndeshjen e ardhshme Vëllaznimi i shkon Borës, ndërsa PC Prizreni e pret Trepçën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori