Kompania “Escobar Inc” ka njoftuar se do të lansojë në treg telefonin e mençur të palosshëm që është pagëzuar “Fold 1”, shkruan Reuters.

Themeluesi i kompanisë është Roberto Escobar, vëllai i të ndjerit Pablo Escobar, narko-bosit kolumbian, transmeton Telegrafi.


Familja e ish-shefit të kartelit famëkeq Medelein, ka njoftuar se “Escobar Inc” po bëhet gati të lansojë telefonin e mençur të ndjeshëm në prekje.

“Gjithmonë më ka interesuar elektronika. Kam dashur të nxjerr në treg një telefon që dallon nga gjitha modelet tjera”, ka deklaruar Roberto Escobar për Reuters.

2 103

“Teknologjia më e mirë në botë sot janë telefonat e mençur të palosshëm. Tani kjo po konsiderohet e arritur sikur para 10 viteve kur u shfaqen në treg telefonat me kamerë. Ne po i ndryshojmë gjërat, në thelb jemi Steve Jobs i ri në këtë punë”, ka deklaruar biznesmeni suedez Olaf Gustafson, njëherit drejtor ekzekutiv i Escobar.

“Fold 1” i Escobarit do të punojë me sistemin Android dhe do të kushtojë 349 dollarë sa i përket versionit bazë, derisa modeli me memorie më të madhe do të jetë i disponueshëm në treg me një qmim prej 499 dollarë. /Telegrafi/

Themeluesi i kompanisë Roberto Escobar, 72-vjeç, i kishte kaluar 12 vite në burg për faktin se ishte anëtar i kartelit Medelein. Ai ishte dorëzuar te autoritetet e sigurisë në vitin 1992, kurse vëllai i tij u vra një vit më vonë në një aksion të përbashkët mes policia amerikane dhe asaj kolumbiane.

Tani, 30 vite më vonë, shpreson se do të shfrytëzojë mbiemrin e familjes për të pasur sukses në shitjen e telefonave të mençur. /Telegrafi/