LAJMI I FUNDIT:

Veliu i përgjigjet PDK-së: Pse po keni “zheg” kur po i përmendim vrasjet e pasluftës

Veliu i përgjigjet PDK-së: Pse po keni “zheg” kur po i përmendim vrasjet e pasluftës

Në një tubim të LDK-së në Podujevë, zyrtarë të këtij subjekti kanë kërkuar zbardhjen e aktivistëve të partisë që janë vrarë pas vitit 1999.

Pas kësaj ka reaguar dega e PDK-së e cila ka akuzuar LDK-në se këto vrasje po i përdor për qëllime politike.

E Agim Veliu, kryetar i Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së u është përgjigjur reagimeve të PDK-së.


Veliu thotë se nuk e kupton reagimin e PDK-së sa herë që flitet për vrasjet e pasluftës.

Sipas tij, edhe PDK duhet që të angazhohet për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Për vrasjet që kanë reagua nuk e di, jam prej atyre që më së paku i përmendi se edhe vet kam qenë i sulmuar. Por janë disa raste që duhet të kërkohet drejtësi. Unë gjithë e kam kërkuar, dhe nuk e di pse kur përmendet kjo temë atyre iu vie kaq zheg, pse zhegiten kaq shumë ata kur flitet për këto raste. Ata edhe vet duhet të angazhohet se pa zbardhjen e atyre rasteve Kosova nuk mund të ec përpara”, ka thënë Veliu për Gazetën Express.

Ai beson që deklaratat e tilla nuk do ta lëkundin koalicionin PDK-LDK.

Veliu thotë se deklaratat e tilla po bëhen për interesa personale.

“Me këto deklarata të PDK-së, nuk e besoj që kemi ndonjë lëkundje të koalicionit. Nganjëherë këto veprime iu duhen për ndonjë qëllim. Këta që po sulmojnë shumë nganjëherë po them mos kanë ndonjë hall personal”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori