LAJMI I FUNDIT:

​Veliu akuzon Kurtin: Nuk pranoi të ndalonte punën e kazinove në Karaçevë sa e udhëhiqte Qeverinë

​Veliu akuzon Kurtin: Nuk pranoi të ndalonte punën e kazinove në Karaçevë sa e udhëhiqte Qeverinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se shumë kazino në Karaçevë të Kamenicës janë ndërtuar në kohën e Qeverisë Kurti. Madje, sipas Veliut në kohën kur po udhëhiqte këtë ministri në qeverinë Kurti, kishte kërkuar nga Albin Kurti që të ndalojnë këtë veprimtari, por që i njëjti nuk kishte pranuar. Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, duke thënë se Veliu po gënjen.

Veliu gjatë seancës ku po diskutohet për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës javë më parë, tha se shumë kazino janë ndërtuar edhe në kohën sa kryeministër ishte Albin Kurti.

“Një numër i kazinove është e vërtetë që punojnë atje, janë funksionale. Por, mos harroni që një numër i kazinove janë ndërtuar edhe në kohën e qeverisjes Kurti. Këtë ta kesh të qartë. Çështja e problemit me kufijtë me Serbinë është çështje që daton nga viti 1999 dhe i ka përcjellur gjitha qeveritë e deritashme, dhe nuk është çështje e 7 gushtit e këtej… Sa për informacionin tuaj incidenti në këtë vijë kufitare nuk është ky i vetmi. Prej 1 janarit 2008 deri më 14 gusht 2020, janë të raportuara 19 raste të tilla të shkeljeve të ndryshme që janë bërë në atë pjesë të kufirit. Nuk e kam ndërmend me u struk. Sa i përket çështjeve që i përmendi Selimi, më ka shkarkuar, por jeni shkarkuar të gjithë”, theksoi ai.


Sipas deputetit të LVV-së Arbër Rexhaj, deklaratat e Veliut janë të pavërteta, meqenëse në atë kohë ka qenë mbyllje totale dhe qytetarët nuk mund të kenë shkuar në kazino.

“Ministër ilegal, ju po thoni edhe të pavërteta. Thatë që hapja e kazinove ka ndodhur edhe në kohën e qeverisë Kurti. Kjo është për me qeshë, por nuk po qeshi këtu. Sepse ka qenë koha e pandemisë, mbyllje totale. Atë një orë a dy, sa kanë pasur qytetarët me dalë, veç nëse kanë shkuar në kazino. Mos gënjeni kaq hapur. Nuk i takon një ministri me gënjye kështu”, ka thënë ai.

Pas këtyre deklaratave, Veliu ka treguar se si në muajin shkurt ka kërkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, që të bëhet një operacion për mbylljen e kazinove atje, por që sipas tij, Kurti nuk kishte dhënë leje.

“Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, dhe shefi yt nuk ka pranuar. Shko pyete”, ka shtuar ai.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori