Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka gjetur edhe golin e dytë personal në ndeshjen që skuadra e tij, Mallorca, po e luan ndaj Osasunës.

Në pjesën e dytë, Mallorca ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Osasuna, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.


Edhe kësaj radhe për skuadrën mysafire shënues ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi një gol të bukur.

Sulmuesi prizrenas mori një top në largësi, por arriti të depërtoj dhe me të hyr në zonë shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të për 0-2.

Ky ishte goli i 18-të për sulmuesin prizrenas deri tani këtë sezon në La Liga, duke e renditur në vendin e dytë në listën e golashënuesve.

Vlen të theksohet se Muriqi golin e parë e shënoi pas një gabimi të portierit në minutën e 35-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app