Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, sot (e enjte) është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Edibe Muriqi, ndërsa ka ndarë një postim në InstaStory.


Sipas kësaj, ajo dhe Vedati janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

Screenshot 4 43 Edibe Muriqi (Foto: Instagram)

“Mirë se erdhe bebe, është vajzë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, çifti janë prindër edhe të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Orhan.

Të njëjtit janë të martuar prej vitesh dhe jetojnë mes Turqisë dhe Prizrenit, për shkak të angazhimeve të futbollistit dhe prejardhjes së tij. /Telegrafi/