Një burrë, i cili mendohet të jetë punëtori më i vjetër i supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur 94 vjeç - dy muaj pasi kishte dalë në pension.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Reg Buttress i cili punoi në një market në jug të Uellsit, për më shumë se tre dekada dhe u bë një figurë e njohur dhe e pëlqyer edhe për klientët.


a2 3

Siç bëhet e ditur më tej, ai ishte pensionuar - për herë të dytë - në shtator të këtij viti, në ditëlindjen e 94-të të tij.

Një zëdhënëse e zinxhirit të supermarketeve tha: “Reg ishte një koleg i dashur dhe një frymëzim për të gjithë ne. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë të trishtuar. Ai do të na mungojë”. /Telegrafi/