Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, ndërroi jetë sot në moshën 73-vjeçare.
Zyrtarë të këtij shteti theksuan se periudha e zisë për vdekjen e presidentit do të fillojë sot dhe do të zgjasë 40 ditë ndërsa gjatë kësaj periudhe flamujt shtetëror do të ulen në gjysmështizë.
Puna në ministri si dhe në sektorin privat gjithashtu do të pezullohet për tre ditë, raporton cnn.
“Ministria e Çështjeve Presidenciale u shpreh ngushëllime popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kombet arabe dhe islamike për vdekjen e Madhërisë së Tij, Kalif Bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftim.
Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, the United Arab Emirates President, has died, state media WAM said. https://t.co/OAP5Hmbejs
— CNN Breaking News (@cnnbrk) May 13, 2022
Fuqia e familjes në pushtet të Abu Dhabit vjen nga nafta dhe gazi. Abu Dhabi ka rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë dhe kur Dubai u gjend në prag të falimentimit në vitin 2009 për shkak të krizës financiare, Abu Dhabi e shpëtoi atë me një kredi.
Kjo është arsyeja pse ndërtesa më e lartë në botë, 828 metra e lartë, quhet “Burj Sheikh Khalifa bin Zayed al Nahyan”, për nder të Shejh Khalifa.
Ndërkohë, presidenti Bin Zayed ishte djali i madh i Zayed Bin Sulltan Al Nahyan, gjithashtu themeluesi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Si Emir i Abu Dhabit dhe president i Emiratit, ai përfaqësonte në thelb udhëheqësin e vendit.
Edhe pse zyrtarisht lideri i vendit, ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014, si rezultat i së cilës ia transferoi shumicën e kompetencave princit të kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Al Nahyan thuhet se ka qenë president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dhabit që nga 3 nëntori i vitit 2004. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk