Vdes një shtetas i huaj në Prizren, intervistohen tre dëshmitarë - rasti po hetohet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10, në Prizren.
Tutje thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































