LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në QKUK, u godit nga një veturë në Prizren

Vdes një person në QKUK, u godit nga një veturë në Prizren
Foto: Arkiv

Një person (këmbësor) ka ndërruar jetë sot në QKUK, pasi u godit nga një veturë në lëvizje të dielën në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, këmbësori për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për tretman në QKUK.


“Më datë 05.01.2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin  të lagjes Arbana, godet  këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorve.

Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai tha se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar ( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje.

Po ashtu Bytyqi theksoi se nga QKUK rreth orës 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Lajme
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Lajme
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori