Vdes një person në Malishevë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sjell në QKMF në Malishevë pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































