Vdes një person në Gjilan – policia e cilëson rastin “vdekje e dyshimtë”

Një person ka ndërruar jetë në Gjilan dje rreth orës 08:45.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































