Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka vdekur babai.

Ajo tregon se i ati i ndërroi jetë në Kosovë, meqë edhe këtu jetojnë prej shumë vitesh.


Veç tjerash, artistja jep detaje edhe për ceremoninë mortore që do të mbahet në Fier.


Postimi i plotë i Rovenës (pa ndërhyrje):

"Më le të pikëlluar përjetë o babi im!

E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit!

Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë.

Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij.

Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa.

Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier". /Telegrafi/