LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Foto: Ilustrim

Nipi i politikanit, Adem Grabovci, Aulon Grabovci është gjetur i vdekur të enjten rreth orës 22:30, në Prishtinë.

Nga zyra për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin kanë bërë të ditur se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të riut.

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Lexo po ashtu Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes”, kanë thënë nga zyra e informimit duke shtuar se “mirëpo prokurori i shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet tjera janë duke e hetuar këtë rast”.


Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Lexo po ashtu Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, edhe Adem Grabocvi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shprehur pikëllimin e tij pas vdekjes së Aulonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori