Vdekja e një foshnje të porsalindur në Suharekë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës ka njoftuar në Suharekë një foshnje e porsalindur është dërguar nga prindërit në emergjencë pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndërkaq sipas mjekut kujdestar, foshnja është dërguar pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur më 21 dhjetor në ora 15:40 në Suharekë.
“Raportohet se nga prindërit është dërguar në emergjence foshnja e porsalindur, pasi që iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, foshnja është sjell pa shenja jete”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































