Luka Modric vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përfolur në botën e futbollit për momentin.

Kjo pasi emri i kroatit lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi.


32-vjeçari është objektiv i Interit, ndërsa për të ardhmen e Modric është pyetur edhe bashkëlojtari i tij te Los Blancos, Lucas Vazquez.

moric2q (Fotomontazh: Twitter/NetBet)

"Jemi të qetë, llogarisim tek ai. Nuk kam dyshim në faktin se ai do të vazhdojë të luajë këtu, por futbollit nuk i dihet kurrë".

"Luka është lojtar i Real Madridit dhe mendoj që do vazhdojë të jetë".

"Kjo është ajo që unë ndjej pasi nuk jam në kokën e tij, por jam i sigurt që ai dëshiron të qëndrojë", ka thënë Vazquez pas miqësores ndaj Juventusit.

Vlen të theksohet se Modric ende nuk i është bashkuar skuadrës së Los Blancos pasi është duke shijuar pushimet në Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app