Po vazhdon paraqitja shumë e mirë e futbollistëve të Kosovës në kampionatet evropiane.

Pas paraqitjeve shumë të mira në fundjavë, dy nga ta Muharrem Jashari dhe Florent Hadergjonaj kanë siguruar vend në formacionet e javës në Ukrainë dhe Turqi.


Muharrem Jashari ishte fantastik në fundjavë ku dha një asistim në fitoren e skuadrës së tij, dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Ukrainë.

Përkrah mesfushorit dardan në formacionin e javës është edhe mesfushori shqiptar Arinaldo Rapaj.

Ndërkohë në Turqi në formacionin e javës ka zënë vend Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi i djathtë ka shënuar një tjetër gol për Alanyasporin në fitoren 3-2 ndaj Adana Demirspor. /Telegrafi/

telegrafi sport app