Në pjesën e tretë të seancës në Hagë ku po zhvillohet gjykimi në rasti ne ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, ky i fundit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në seancën e sotme.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij i cili ka thënë se Mustafa nuk dëshiron të jetë pjesë e seancës së sotme, ku po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të parë për këtë gjykim.
Lidhur me këtë, trupi gjykues ka shkuar në konsultim me dyer të mbyllura.
Avokati i Salih Mustafës, Von Bone ka informuar trupin gjykues për mospjesëmarrjen e Mustafës në dëgjimin e dëshmitarit të sotëm, i cili po dëshmon nën masa të mbrojtura të sigurisë.
“E nderuara gjykatëse, nuk më lejohet të ja them trupit gjykues por në përgjithësi duket që ka dëshmitarë të cilët ai i konsideron më të rëndësishëm sesa disa dëshmitarë të tjerë, kur bëhet fjalë për të bërë pyetje (përmes mbrojtësit) apo diçka të tillë, por përveç kësaj thjesht nuk ka dëshirë të marrë pjesë:, ka thënë avokati i Mustafës.
E mbrojtja e viktimave, Anni Pues ka thënë se në këtë seancë nuk është e domosdoshëm prania e Mustafës.
“Nuk do të ishte aq e domosdoshme për të akuzuarin që të ishte këtu i pranishëm krahasim me herët e tjera por do të doja që trupi gjykues, që zyra e dëshmitarëve ta informojë dëshmitarin para se të hyjë në sallë që ka ndryshuar kjo gjë nëse është i pranishëm i akuzuari, kështu edhe ai do të jetë më i përgatitur”, ka thënë mbrojtësja e viktimave.
Ndërsa, prokurori Cezary Michalczuk ka thënë se mund të bëhet praktikë e rregullt mungesa e të akuzuarve në sallë, andaj, sipas tij, duhet të qartësohet me procesverbal nëse Mustafa nuk do të marrë pjesë në seancë.
“Nëse do të bëhet e rregullt kjo mungesë e të akuzuarit duhet që nga vet i akuzuari të dëgjojmë, për hirë të proces verbalit në mënyrë që ai të kuptojë rrjedhojat e që ka mosprania e tyre që ai ka të drejta dhe detyrime dhe që seanca mund të vijojë edhe pa të, në mënyrë që ta kemi në procesverbal sepse siç mund ta shihni në të ardhmen mund të bëhet diçka e rregullt mungesa e të akuzuarit në sallë”, ka thënë prokurori.
Pas konsultimit, gjykatësja ka lëshuar urdhër me gojë, ku ka thënë se trupi gjykues ka vlerësuar se prania e të akuzuarit nuk është e domosdoshme sot.
Por nesër në mëngjes, gjykatësja ka thënë se është e nevojshme që Mustafa të jetë i pranishëm për të diskutuar për praninë e tij në këtë gjykim.
Seanca e sotme ku po merr pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa minuta dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës