LAJMI I FUNDIT:

BE vazhdon mbështetjen për institucionet e drejtësisë penale në Kosovë

BE vazhdon mbështetjen për institucionet e drejtësisë penale në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Bahri Hyseni janë duke qëndruar për vizitë në institucionet e drejtësisë së Irlandës Veriore, në kuadër të projektit të BE-së për mbështetje të mëtejshme për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në takimet e zhvilluara të kreut të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve të drejtësisë së Irlandës së Veriut është vënë në pah mbështetja dhe ekspertiza për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë penale në Kosovë, me ç’rast nikoqirët kanë informuar përfaqësuesit kosovarë të sistemit prokurorial se Irlanda Veriore ka një strukturë unike mbikëqyrëse në fushën e krimit të organizuar, por edhe të rikthimit të pasurisë kriminale, i cili bëhet me anë të Task Forcës së Krimit të Organizuar (TFKO).

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka vlerësuar lart përvojën e Irlandës së Veriut, e cila përmban njohuri praktike të të mësuarit se si Task Forca e krimit të organizuar krijon, zbaton dhe vlerëson strategjinë dhe planin e veprimit të krimit të organizuar.


Përfaqësuesit e sistemit prokurorial janë njohur në vazhdim të vizitës me procesin e hartimit të vlerësimit të kërcënimit, duke përdorur vlerësimin e kërcënimit për të zhvilluar një strategji kombëtare dhe për të zhvilluar një plan veprimi funksional, në mënyrë që të arrihet avancimi i mëtejmë i llogaridhënies së personave përgjegjës për zbatimin e këtij procesi.

Në këtë kontekst është diskutuar një përvojë e rëndësishme funksionale me përfaqësuesit e Task Forcës së Krimit të Organizuar (TFKO) për përdorimin e pasurive të rikthyera kriminale në dobi të komunitetit, duke mësuar rreth funksionimit të skemës së komunitetit të rikthimit të pasurive, e cila mund të përshtatet për implementim.

Aktivitetet e tjera zyrtare gjatë vizitës pesëditore në Irlandën e Veriut, në të cilat janë pjesëmarrës edhe përfaqësues të institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë, do të mbahen në Degën e Krimit të Organizuar dhe Task Forcën e Krimit Paramilitar dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit, Rikthimit Civil dhe Ekipit të Taksave.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori