Vazhdon kaosi te Juventusi: Në hetim 25 lojtarë – në mesin e tyre edhe Cristiano Ronaldo

Juventusit iu hoqën 15 pikë me vendim gjykate javën e kaluar për shkak të mashtrimit financiar.
Zonja e Vjetër u dënua për falsifikimin e raporteve financiare, për shfaqjen e fitimeve të rreme të klubit, si dhe për përvetësim me paga gjatë pandemisë.
Për shkak të dënimit, Juve ra në vendin e 10-të në renditje me 22 pikë, po aq sa Bologna me 11-të.
Megjithatë, duket se dënimi me pikë nuk do të jetë i vetmi që do të godasë klubin e famshëm italian. Dënimi mund të shtrihet edhe për lojtarët që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë dhe gazetarët italianë kanë njoftuar deri më tani 23 futbollistë që janë nën hetim.
Në momentin e parë u duk se 15 pikë minus ishte i vetmi sanksion që do të godiste Zonjën e Vjetër, por gazetari Paolo Ziliani pretendon se kjo nuk është e vërtetë.
Ditën e sotme Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur Italinë. Ai publikoi ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave false të Juventusit. Ata përballen me një pezullim 30-ditor për këtë, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin ose në Seri A.
Mes atyre të listuar janë yje të shumtë që kanë veshur fanellën e Zonjës së Vjetër në vitet e fundit, përfshirë Cristiano Ronaldon. Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në ngjarje dhe se kanë pranuar se kanë marrë pjesë në veprime të pandershme.
Dy lojtarët, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të një bisede në ËhatsApp, në të cilën Giorgio Chiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp.
Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovra rrogash”, mes të cilave renditen 23 lojtarë.
Tutti squalificati. Per almeno un mese. In questo campionato. Forse già a breve. E sì, lo so, non è una notizia di poco conto. I media italiani tremano al pensiero di darla, ma forse è il caso di non fare gli schizzinosi: almeno si evitano svenimenti come per il -15 (1. segue) pic.twitter.com/435Kn6HUS5
— Paolo Ziliani (@ZZiliani) January 24, 2023
Së bashku me Ronaldon, në listë janë edhe Miralem Pjanić, Paulo Dybala, Leonardo Bonucci, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sarri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë