Në Gjykatën e Prizrenit sot është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor në rastin ku i akuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i shtetit, gjatë kohës së luftës në Kosovë, saktësisht më 26 qershor të vitit 1998, në fshatin Duhël, Remzi Shala me nofkën “Molla e Kuqe”, si pjesëtar i UÇK-së, në uniformë dhe i armatosur, së bashku me 5-6 pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, të paidentifikuar deri më tani, të armatosur dhe me maska në fytyrë, për shkak të dyshimit se Haxhi Përteshi është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij dhe e kanë privuar nga liria.
“Pas mbajtjes disa ditë të mbyllur në vend të paidentifikuar me datën 1 korrik 1998 trupi i pajetë i Haxhi Përteshit është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari Bajram Qatani.
I pyetur nga prokurori se a e njihte Remzi Shalën, dëshmitari tha se nuk e njihte dhe se sot po e shihte për herë të parë.
I pyetur se a kishte dëgjuar se e kishin marrë Haxhi Përteshin në shtëpi dhe kur ishte gjetur i vdekur, dëshmitari tha se ka dëgjuar nga fshatarët se e kanë gjetur Haxhiun në fshatin Duhël, mirëpo se nuk dinte asgjë tjetër dhe se nuk i kujtohej asgjë sepse ka kaluar kohë e gjatë nga ngjarja.
Në shumë pyetje të prokurorit, mbrojtësit të të dëmtuarit dhe nga vetë i dëmtuari, dëshmitari Bajram Qatani u përgjigj: “Unë nuk e di… Nuk më kujtohet… Ka kaluar shumë kohë”.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Asdren Hoxha dhe i dëmtuari kishin vërejtje në atë pjesë ku dëshmitari ka fshehur faktet që nuk janë kontestuese dhe të cilat i kanë deklaruar të gjithë dëshmitarët paraprakë, me çfarë, sipas tyre, ka tentuar të shtrembërojë të vërtetën, raporton Kallxo.com
“Andaj unë kërkoj që në seancat e radhës që i njëjti të ballafaqohet me dëshmitarin Haki Përteshi, në disa pjesë”, tha avokati.
Prokuroria Speciale më 19 tetor 2016 ngriti aktakuzë ndaj Remzi Shalës për krime lufte ndaj popullatës civile.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori vendor Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.
Në aktakuzë thuhet se Remzi Shala-“Molla e Kuqe” i armatosur me armë të gjatë dhe me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me 5-6 pjesëtarë të kësaj ushtrie të armatosur e me maska në fytyrë dhe të paidentifikuar deri tani, më 26 qershor 1998 rreth orës 23:00 për shkak të dyshimit se Haxhi Përteshi është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij duke e privuar nga liria.
“Pas mbajtjes disa ditë të mbyllur në vend të paidentifikuar me datën 1 korrik 1998 trupi i pajetë i Haxhi Përteshit është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Aktakuza ndaj Remzi Shalës të njohur me nofkën “Molla e Kuqe” u ngrit pas denoncimit të tij nga Agron Përteshi, djali i Haxhi Përteshit.
Në emisionin “Drejtësia në Kosovë“, Remzi Shala mohoi se ka lidhje me privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë