Vazhdon fushata, partitë e Maqedonisë nuk lënë vend pa premtuar

Edhe sot vazhdon fushata e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor.
Telegrafi Maqedoni ju paraqet raportin e ditë se ku do të prezentojnë partitë politike.
BDI do të prezentojë në platformën dhe kandidatët e tyre në Bogovinë dhe Negotinë të Gostivarit. Më vonë ata do të jenë edhe në Zonën Ekonomike në Tetovë për të prezentuar projektin për gasifikimin e Pollogut.
PDSH do të ketë tubime nëpër lagjet e Tetovës.
''Aleanca për shqiptarët'' takime do të mbajë në Novosellë, Bogovinë, Negotinë, Debresh, Çegran
Koalicioni ''Rilindje me Besë'' do të mbajë takime me banorët e fshatrave në Komunën Bërvenicë dhe Bogovinë.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të jetë para qytetarëve të Pehçevës dhe Berovës.
OBRM-PDUKM dhe partitë tjera të koalicionit ''Për Maqedoni më të mirë'' do të premtojnë në Vinicë dhe Koçani.
Fushatat ka më pak se 10 ditë./Telegrafi/









































