LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e Etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), pas një pauze disa ditore për shkak të kushteve atmosferike, sot ka vazhduar fushata e dezinsektimit të zonave  endemike.

Dezinsektimi bëhet kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK.

“Sot janë duke u dezinsektuar zonat e caktuara në fshatin Dragobil, ndërsa më pas pritet të vazhdohet me këtë fushatë të dezinsektimit në qytetin e Malishevës dhe periferinë e saj. Me dezinsektim, përfshihen të gjitha hapësirat publike dhe private në territoret e caktuara, të cilat vlerësohen si zona endemike dhe potencialisht mund të ketë prezencë të rriqrave dhe virusit të EHKK”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se fushata e dezinsektimit është duke u pritur mirë nga banorët, përderisa vendbanimet paraprakisht njoftohen, në mënyrë të që marrin masat e nevojshme preventive, në veçanti bletarët.

Dezinsketimi i zonave endemike, është pjesë e strategjisë nacionale të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe institucioneve tjera përgjegjëse për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Që nga viti 2014, në Komunën e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur apo që ka pësuar me fatalitet, si pasojë infektimit me virusin e EHKK, virus i cili tek njeriu bartet përmes rriqrave, dhe ky është viti i gjashtë me radhë që nuk ka raste të infektimit me EHKK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori