LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bojkoti i tifozëve, TKZ mungojnë edhe ndaj Italisë

Vazhdon bojkoti i tifozëve, TKZ mungojnë edhe ndaj Italisë

Pas bojkotit ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena”, “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë të pranishëm as në “Loro Boriçi” pavarësisht se përballë do të jetë kombëtarja italiane.

Nëpërmjet një lajmërimi në “Facebook”, tifogrupi ka komunikuar organizimin për ndeshjen e 6 tetorit ndaj Spanjës në udhëtim, duke “injoruar” në një farë mënyre takimin ndaj Italisë, kjo për shkak të inateve të vjetra me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit.

“Të dashur tifozë, pas udhëtimit në FYROM, TKZ do vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Spanjës në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Kombëtares tonë”.


“Për këtë arsye, ju njoftojmë që kemi filluar rezervimet për këtë ndeshje. Për më shumë informacione nxitoni të kontaktoni përfaqësuesin e rrethit apo shtetit ku jetoni”.

“Afati i fundit për rezervim: 28 Shtator! Ndeshja luhet më 6 tetor 2017, nga ora 20.45 në stadiumin “Estadio Jose Rico Perez”, Alicante. E përjetshme është Shqipëria”, thuhet në njoftimin e tifozëve kuq e zi të Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori