Komuna e Shtimes ka vazhduar aksionin për pastrimin e hapësirave publike, duke e shtrirë këtë aktivitet edhe përgjatë rrjedhës së lumit “Shtimjanja”.

Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen në vazhdimësi në zona të ndryshme të komunës, me synim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.


Drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Kurtishi, ka bërë të ditur se aktivitete të tilla po realizohen pothuajse çdo ditë, duke përfshirë lokacione të ndryshme në territorin e komunës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj ambientit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e hapësirave publike.

Sipas tij, bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe për mbajtjen e një mjedisi të pastër në komunën e Shtimes. /Telegrafi/