Ndërtim të qëndrimeve të përbashkëta për rekomandimet e Komisionit të Venecias me qëllim ata të kenë zbatim adekuat, paralajmëron kryeministri Zoran Zaev. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka thënë se do të respektohen rekomandimet përmes krijimit të kapaciteteve me qëllim të implementimit të dygjuhësisë që të mos krijohen probleme në shoqëri.
Zaev dje ka paralajmëruar se deri në fund të javës do të organizohen takime të institucioneve adekuate që të mund të harmonizohet vendim i përbashkët.
“Ky ligj është një nga hallkat që na bashkon në shtet dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke ndërtuar qëndrime të përbashkëta dhe të gjitha rekomandimet të cilat i thotë Komisioni i Venecias të vijnë deri në dritën e ditës, gjegjësisht të kenë zbatim të tyrin adekuat. Tashmë deri në fund të javës te unë do të organizohen takime të institucioneve adekuate që të mundemi ta harmonizojmë zgjidhjen e këtillë që me të vërtetë rekomandimet e Komisionit të Venecias ta marrin atë për të cilën me arsye tregojnë, ndërsa ajo është rritja e kapaciteteve të vetë institucioneve për shkak të zbatimit. Besoj se pikërisht kjo do të jetë në frymë të përbashkët, ashtu siç kemi për qëllim që bashkërisht ta pranojmë”, deklaroi Zaevi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani konsideron se nuk ka nevojë për ndryshim të Ligjit për gjuhët, por duhet të gjenden mënyra për zbatimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
“Ndoshta ka interpretime të ndryshme për mënyrën se si do të implementohen ato rekomandime. Komisioni i Venecias thotë se nuk guxon dygjuhësia, për shkak të mungesës së kapaciteteve të shkaktojë probleme të caktuara në gjyqësi. Sepse qasja jonë do të jetë përmes planeve të mira të aksionit të krijojmë kapacitete me qëllim që dygjuhësia të implementohet më lehtë dhe të mos shkaktojë kurrfarë probleme në gjyqësi. Sepse, siç thashë, sa është me rëndësi e drejta për gjuhë, aq me rëndësi është edhe shteti juridik”, ka thënë Osmani.
Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së Artan Grubi në emisionin “Top tema”në televizionin Tellma deklaroi se marrëveshja ka qenë të dërgoheshin për mendim para Komisionit të Venecias, vetëm pjesë të Ligjit.
“Marrëveshja e koalicionit ishte që të dërgoheshin në Komisionin e Venecias vetëm pjesët nga neni 8, paragrafi 1 që ka të bëjë me paratë, uniformat dhe letrat me vlerë dhe mendim të merret nga Komisioni i Venecias vetëm për atë paragraf” tha Grubi, duke shtuar se BDI-ja nuk pajtohet që të rishikohet i gjithë ligji në Komisionin e Venecias sepse ligji parasheh materie nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe e rrumbullakon pjesën normative.
Sipas tij, nuk ka kritika, por rekomandime nga Komisioni i Venecias për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve që ta zbatojnë Ligjin.
Për OBRM-PDUKM-në opozitare, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë shuplakë ndërkombëtare për koalicionin në pushtet. Prej atje paralajmërojnë amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“LSDM të inkurajohet dhe të mbështes amendamentet e OBRM-PDUKM-së”, ka kërkuar dje deputeti Dragan Danev i cili nuk ka precizuar se çka do të përmbajnë propozimet e partisë opozitare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe