Dhjetëra mijëra qytetarë vërshuan sërish në kryeqytetin bjellorus, për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të njëjtit kërkojnë dorëheqjen e presidentit aktual, Alexandar Lukashenko, i cili ka udhëhequr pothuajse 26 vite në vend.


Policia rrethoi Sheshin e Pavarësisë në Minsk, ndërkaq bëhet e ditur se rreth 125 persona janë arrestuar deri më tani.

“Turp” dhe “largohu”, ishin ndër fjalët që u dëgjuan nga demonstruesit e së dielës në Bjellorusi, derisa u bllokuan nga policia.

Vendi është bërë peng i protestave të shumta që prej rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, ku Lukashenko fitoi bindshëm. /Telegrafi/