I vazhdohet paraburgimi pronarit të kompanisë që dyshohet se prodhoi gaz pa licencë për QKUK-në

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për një muaj pronarit të kompanisë “Bubeari Komerce”, Naser Gurit, i cili dyshohet se prodhoi pa licencë gazin oksidul N20, me të cilin furnizohej QKUK’ja, e si pasojë e të cilit dyshohet se kanë vdekur 3 pacientë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit për Naser Gurin. Themelorja ka vendosur masën e vazhdimit edhe për një muaj. Guri është arrestuar për rastin e tri vdekjeve të dyshimta në QKUK, pasi furnizonte klinikat me gaz oksidul të prodhuar pa licencë në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar të dielën për Gazetën Express, avokati i Gurit, Bajram Tmava, i cili tha se për vendimin e Gjykatës Themelore ka bërë ankesë në Apel.
“Është vazhduar masa e paraburgimit dhe unë kamë bërë ankesë për këtë çështje në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Tmava.
Ai e quan të pakuptimtë vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit dhe thotë se klienti i tij Naser Guri edhe po të ishte në liri nuk do të mundë të ndikonte në prova.
“Nuk ka pasur bazë që të vazhdohet paraburgimit, pavarësisht se çka ka ndodhur. Krejt çka duhet, duhet të sigurohen ekspertizat, për të cilat Guri edhe po të ishte në liri s’do të mund të ndikonte”, ka thënë ai.
Kompania e Gurit në Kaçanik, “Bubeari Komerc”, prodhonte gazin oksidul pa licencë, i cili deri më tani dyshohet të jetë shkaku i vdekjeve të tre pacientëve. Prokuroria ka marrë disa mostra të këtij gazi nga QKUK-ja për t’i kryer analizat, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.
Po ashtu janë duke u zvarritur edhe analizat e obduksionit të tre trupave të pacientëve të vdekur. Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompania ‘Bubeari’. Tenderin për furnizim me këtë lloj gazi e ka fituar kompania ‘’Medica”, e cila e ka selinë në Prishtinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës