LAJMI I FUNDIT:

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për Stevçe Jakimovskin

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për Stevçe Jakimovskin

Ish-kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski mbetet nën arrest shtëpiak, pasi që Gjykata Penale ia ka vazhduar masën për 30 ditë.

Jakimovski u arrestua një muaj më parë si i dyshuar në hetimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokuroria kërkoi që ti caktohet masa e paraburgimit, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Kjo do të thotë se Jakimovski të drejtën për të votuar do ta ushtrojë ditën e shtunë, domethënë një ditë para ditës së zgjedhjeve, kur votojnë të paraburgosurit, të burgosurit dhe personat e sëmurë./Telegrafi/