LAJMI I FUNDIT:

Vatra zjarri nga Veriu në Jug të Shqipërisë, 10 prej tyre ende aktive

Vatra zjarri nga Veriu në Jug të Shqipërisë, 10 prej tyre ende aktive

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar dhe 10 janë ende aktive.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bën me dije se është bërë i mundur izolimi i vatrave të zjarrit në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, po punohet për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.


Qarku i Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Rrezik për banesa nuk ka. Punonjësit e ADZM po monitorojnë situatën.

Qarku i Shkodrës: në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, njësia administrative Pult, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Shakotë, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me lis dhe masiv shkëmbor. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është nën kontroll; në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim; në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim.

Qarku i Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor; në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbanet në monitorim nga sherbimi pyjor.

Qarku i Vlorës: në malin Triallonja, sipër fshatit Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit; në fshatin Kopaçez, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori