Van Dijk zbulon fjalimin emocionues të Klopp në pushimin mes pjesë – aty ku u erdhi frymëzimi për ta përmbysur Villarrealin
![Van Dijk zbulon fjalimin emocionues të Klopp në pushimin mes pjesë – aty ku u erdhi frymëzimi për ta përmbysur Villarrealin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/van-dijk-780x439.jpg)
Virgil van Dijk ka zbuluar atë që Jurgen Klopp u tha lojtarëve të Liverpoolit në pjesën e parë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit për t’i frymëzuar ata për fitore.
45 minutat e parë nuk shkuan ashtu siç priste shumica, me avantazhin 2-0 të Reds nga ndeshja e parë që u shua me golat e Boulaye Dia dhe Francis Coquelin. Tifozët vendas kishin filluar të besonin se një nga rikthimet më të paharrueshme të Ligës së Kmapionëve po përjetësohej.
Megjithatë, golat nga Fabinho, Luis Diaz dhe Sadio Mane së bashku me një paraqitje të dobët nga portieri Geronimo Rulli vranë çdo shpresë që skuadra e Unai Emery mund të kishte për të eliminuar gjigantin e Ligës Premier. Villarreali kishte marrë tashmë disa hequr disa pengesa të mëdha gjatë rrugës për në gjysmëfinale, pasi më parë kishte eliminuar Juventusin dhe Bayern Munichun.
Sidoqoftë, Klopp siguroi që skuadra e tij nuk do të kishte të njëjtin fat me disa fjalë mençurie në pushimin mes pjesëve për t’i dërguar lojtarët e tij në rrugën drejt fitores dhe për të rezervuar vendin e tyre në finale më vonë këtë muaj. Van Dijk shfaqi udhëzimet e trajnerit të tij në pjesën e parë kur foli për BT Sport pas ndeshjes.
Reprezentuesi holandez zbuloi se Klopp i tha skuadrës së tij: “Luaj futboll! Luaj me Liverpoolin në mënyrën se si kemi luajtur gjatë gjithë sezonit! Merrni topin, bëni shumë lëvizje me topin dhe futuni pas vijës së fundit. Me shpejtësinë që kemi, ne duhet ta miksojmë edhe këtë, dhe duhet të tregojmë se sa shumë donim të shkonim në finale. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë”.
Van Dijk ishte i sinqertë në vlerësimin e tij për mangësitë e Liverpoolit në pjesën e parë dhe pranoi se skuadra e tij ishte fajtore për marrjen e “vendimeve të gabuara”. “Ne nuk luajtëm mjaftueshëm futboll. Kur kishim topin, nuk kishte shumë lëvizje, kështu që morëm vendime të gabuara”, shtoi ai.
“Ju e humbisni topin në situata të vështira, kur jeni të hapur ndonjëherë, goli i hershëm pas tre minutash e bëri edhe më shumë presion mbi ne”.
“Nëse mendojmë për pjesën e parë pasi sapo arritëm në Paris, ne jemi të ashpër me veten, mendoj se ajo që kemi arritur deri më tani këtë sezon nuk mund të merret si e mirëqenë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shtuar më tej ai.
Fitorja do të thotë se Klopp e ka udhëhequr Liverpoolin në tre nga pesë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve. Gjatë karrierës menaxheriale të gjermanit, ai tani ka arritur në finalen e kompeticionit më elitar të futbollit evropian po aq herë sa Sir Alex Ferguson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mikel-Arteta-Arne-Slot-1200x780-1-780x439.jpg)
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali
![Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/yamal-780x439.png)
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte
![Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/montera-780x439.png)
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA
![INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/amorim-1-780x439.jpeg)
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/belli-780x439.png)
"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare
![Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/yamal-1-780x439.jpg)
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame