Van Dijk po i justifikon paratë e dhënë për të - aktualisht më i mirë në botë, në 31 ndeshje askush nuk ka arritur ta driblojë

Në dimrin e vitit të shkuar Liverpooli kishte vendosur të paguante pak më shumë se 78 milionë euro për të marr Virgil Van Dijk nga Southamphton.
Shumë menduan, por edhe e kritikuan Liverpoolin se e kishte tepruar me shifrën e ofruar, duke thënë se nuk vlente aq shumë para.
Por pas vetëm një viti qendërmbrojtësi holandez po tregon se i ka merituar të gjitha ato para.
Kjo pasi për momentin 27-vjeçari nuk është vetëm mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por është gjithashtu mbrojtësi më i mirë në qarkullim.
Këtë e tregojnë statistikat, që dukshëm janë në anën e tij.
Gjatë këtij sezoni, Van Dijk ka zhvilluar 31 ndeshje në kampionat, kupa dhe Ligën e Kampionëve.
Ai është treguar një mur i vërtet, pasi që nuk është dribluar asnjëherë nga qoftë dhe një kundërshtar.
Në këtë statistikë holandezit nuk i afrohet askush, duke treguar qartë që kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë.
Se Van Dijk është lideri i vërtetë i Liverpoolit e tregon edhe ky moment mes holandezit dhe Arnoldit

Liverpooli duhet të punojë që t'ia gjejë një partner të fortë në krahë, për ta blinduar mbrojtjen njëherë e mirë. /Telegrafi/
























































