Van der Sar i dërgon mesazh Juventusit: Kujdesuni për De Ligtin

Drejtori i përgjithshëm i Ajaxit, Edwin van der Sar, i ka uruar fat blerjes së re të Juventus, Matthijs de Ligt, duke i dërguar mesazh.
De Ligt të enjten e ka kompletuar nënshkrimin e kontratës me klubin nga Torino.
Ai i dha fund thashëethëmëve se do të bashkohet me klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Zonja e Vjetër do të paguajë 75 milionë euro për lojtarin në pesë vite.
Van der Sar ka postuar në Instagram duke lënë edhe një mesazh: "Nga Ajax te Juventus, e di këtë rrugë! Të uroj gjitha të mirat në Torino, Matthijs! Juve, kujdesu për të", ka shkruar ai.
De Ligt pritet të prezantohet të premten para medieve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































