Valvula Freestyle – Zgjidhja e re për zemrën tuaj!
Përse të zgjedhim valvulën Freestyle? Valvula Freestyle, me një afat 14-16 vjet, është një valvul e re që zëvendëson në mënyrë të përkryer valvulën fiziologjike të pacientit. Kjo valvul ofron një hemodinamikë të lartë dhe jetëgjatësi. Një dizajn unik, i plotë, valvula Freestyle ofron opsione të shumta implantimi për të trajtuar valvulën dhe patologjitë e ndryshme të saj. Po ashtu edhe ndërhyrjet në rrënjen e aortës bëhen me anë të kësaj valvule pa patur nevojë për ndonjë protezë artificiale. E ngjashme me një valvul natyrale, valvula mundëson:
Qarkullim më të mirë të gjakut
Këto valvula kanë provuar se mund të kryejnë në mënyrë të ngjashme funksionin e valvulave natyrale të aortës. Mungesa e një stenti dhe unazës krijon më shumë hapësirë për gjakun që të qarkullojë përmes valvulës Freestyle. Një valvul Freestyle me diametër 19 mm ka një efektivitet me një hemodinamikë sa një valvul biologjike me unazë të një madhësie prej 21 mm. Pra, kjo është ajo që e përmirëson dukshëm qarkullimin transvalvular të gjakut tek kjo valvul.
Lehtësi në implantimin e valvulës
Valvula freestyle është projektuar për të ofruar lehtësi nga ana kirurgjikale në implantimin dhe fleksibilitetin për të përmbushur indikacionet e ndryshme klinike të pacientit. Rezultatet e jetëgjatësisë së protezës (valvulës) Freestyle, tregojnë se ka një jetëgjatësi më të avancuar se valvulat me unazë.
Kjo valvul e lejon mjekun ta lëvizë dhe ta përpunojë si të ishte një valvul natyrale dhe kjo për faktin se valvula freestyle nuk ka një formë të caktuar. Dallimi nga protezat (valvulat) me unazë është se tek valvula pa unazë, hapësira dalëse e gjakut nga ventrikuli i majtë është më e madhe se sa te valvulat me unazë. Sipas studimeve që janë bërë, fluksi ose qarkullimi fiziologjik i gjakut kryhet më mirë se te valvulat me unazë, të cilat falë unazës dhe strukturave që përdoren për implantimin e saj nuk i kanë këto avantazhe.
Antikoagulimi
Pacientët me Protezën Freestyle nuk kanë nevojë për marrjen e holluesve të gjakut të familjes Kumarine (Marcumar, Sintron) që nga dita e parë e implantimit. Këta pacientë do të trajtohen njësoj, sikurse pacientët që bëjnë Bypass, pra vetëm me ASS 100 mg.
Ka shumë modele të valvulave Freestyle: Prima- Valvule, Edwards Life Science; Freestyle, Fa. Medtronic, Meerbusch; Toronto-Stentless, Fa. St. Jude Medical. Së fundmi është edhe gjenerata e tretë, të përpunuara nga perikardi i lopës: Sorin – Pericarbon- Freedom, Sorin Biomedica, Milano; dhe 3F Valvulë Aortale nga perikardi i kalit Fa. Medtronic Meerbusch.
Teknika e implantimit
Valvula Freestyle është një ind i marrë nga rrënja e aortës së derrit, e cila fiksohet në Glutaraldehyd në një “presion Zero”, ku edhe bëhet përpunimi i fletëzave të valvulës me një solucion antikalçifikues Alfa-Aminoeleic Acid. Ky lloj përpunimi e ngada¬lëson procesin e kalçifikimit të valvulës.
Ka shumë mënyra për të implantuar një valvulë të tillë gjithmonë në varësi të situatës apo gjendjes së strukturave anatomike ku bëhet implantimi.
Më të shpeshtat janë teknika Subkoronare komplet apo e modifikuar, zëvendësimi komplet i rrënjës së aortës, disekacion i shkurtër i aortës ashendente, aneurizma e aortës ashendente etj.
Një përparësi tjetër e protezës (valvulës) Freestyle ndaj protezave me unazë është fakti se tek pacientët me një protezë (valvule) freestyle, i cili do të ketë nevojë për një ndërhyrje pas kalçifikimit të saj (15 vjet), ekziston mundësia e një implantimi të një valvule tjetër me anë të kateterit, valvulë-në-valvulë (Transfemoral ose Transapikal) është një metodë që ka marrë një shpërndarje të madhe në vendet e zhvilluara.
Në Spitalin Amerikan, për herë të parë ekipi i kardiokirurgjisë ka bërë implantimin me sukses të një valvule Freestyle tek një pacient 70 vjeçar. Tashmë kjo metodë, zëvendësimi i valvulës aortale me protezat Freestyle, është një nga metodat më të aplikuara në pacientët me këtë problem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës