Valverde: Zidane na flet sikurse të ishte shok i yni

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde e ka pranuar se e do shumë lojën e trajnerit Zinedine Zidane.
Zidane është i njohur si një trajner i afërt dhe për një marrëdhënie të ngushtë me lojtarët e tij.
Një gjë të tillë e ka vënë në dukje edhe mesfushori uruguaian i Realit, Valverde.
“Zidane ju flet sikur të ishte shoku juaj”, ka thënë fillimisht Valverde gjatë një lidhje ‘live’ në Instagram në llogarinë e Shoqatës së Futbollit Uruguaian (AUF).
“Çdo fjalë që shqipton trajneri duhet të mbahet brenda kokës tënde”.
“Përveçse është trajner, ai është një legjendë e klasit botëror nga ditët e tij si futbollist”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































