Valmir Nafiu, mysafir në “Arena e Yjeve”: Bashkëlojtarë me yje si Van der Vart, Son e Calhanoglu, refuzimi i Ajaxit për Baselin dhe shumëçka tjetër

Ylli i Ferizajt, Valmir Nafiu ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari i shumë skuadrave shqiptare dhe evropiane ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, që nuk janë dëgjuar më parë.
Si e refuzoi Ajaxin për të shkuar te Baseli - Valmir Nafiu zbuloi prapaskenat si u transferua te gjiganti zviceran.
Emocionet e debutimit para 70 mijë tifozëve në Bundesliga – Valmiri rrëfeu për ndeshjen e parë me Hamburgun.
Lidhja e Nafiut me Valon Behramin te Hamburgu: E kam pasur si vëlla të madh, më ka ndihmuar shumë.
Bashkëlojtarë me yje të mëdha si Van der Vart, Heung-Min Son e Calhanoglu - Nafiu tregon si është ta ndash dhomën e zhveshjes me yje të futbollit.
Si i humbi mundësia të luaj ndaj Bayernit pasi pranuan nëntë gola - Valmir Nafiu tregon lojtarin që e 'çmendi' më shumë se Toni Kroos.
Goli ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe takimi me shokun e vjetër Heung-Min Son, Nafiu thotë se ishte momenti më special në karrierë
Pengu i madh në karrierë me fanellën e Shkëndijës dhe se si luajti së bashku me legjendën e Liverpoolit në Qipro.
Cilin transferim e konsideron gabim në karrierën e tij dhe si u bind për të ardhur në Kosovë, fillimisht te Gjilani e tani te Ferizaj.
Ka luajtur për skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, ku është futbolli më cilësorë dhe shumëçka tjetër që ka rrëfyer Nafiu në “Arena e Yjeve”.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



















































