LAJMI I FUNDIT:

Valltarja rrëfen se Jennifer Lopez e përjashtoi nga audicioni për shkak të shenjës së horoskopit

Valltarja rrëfen se Jennifer Lopez e përjashtoi nga audicioni për shkak të shenjës së horoskopit
(Fotomontazh: Getty Images)

Kërcimtarja dhe aktorja amerikane, Heather Morris, ndau përvojën e saj të pakëndshme me Jennifer Lopez, kur ajo u përjashtua nga një audicion kërcimi për shkak të shenjës së horoskopit.

35-vjeçarja, e cila prej vitesh punon si valltare profesioniste, u shfaq në audicionin e J.Lo, por u largua shumë më shpejt se sa pritej.

Në podcastin “Just Sayin’ with Justin Martindale”, Morris tregoi se si në ditën e dytë të audicionit, Lopez vetëm hyri në dhomë dhe i tha: “Faleminderit shumë, të gjithë keni punuar me mund. Nëse ka ndonjë Virgjëreshë në këtë dhomë, a mund ta çoni dorën?”.


(Foto: Shutterstock)

Më pas, pohon ajo, aktorja dhe këngëtarja e famshme i pëshpëriti diçka asistentit të saj, më pas i falënderoi kërcimtarët që kishin lindur nën këtë shenjë të të horoskopit, duke thënë më pas ata duhej të largoheshin nga dhoma.

Pas ceremonisë madhështore të martesës - Jennifer Lopez dhe Ben Afflecku shijojnë shëtitjen me varkë gjatë muajit të mjaltit në Itali
Lexo po ashtu Pas ceremonisë madhështore të martesës - Jennifer Lopez dhe Ben Afflecku shijojnë shëtitjen me varkë gjatë muajit të mjaltit në Itali

Gjatë podcastit, aktorja e serialit “Glee” tregoi gjithashtu se sa i vështirë është në të vërtetë audicioni i kërcimit, gjë që rriti absurditetin e mënyrës që përdori Jennifer për të zgjedhur kërcimtarët.

“Ti nuk paguhesh, je aty nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 18:00, ndërsa njerëzit të gjykojnë gjatë gjithë kohës”, është shprehur Heather.

Vlen të theksohet se ish-bashkëshorti i Lopez, Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar në periudhën 2004-2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku – ka lindur në shenjën e Virgjëreshës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori